​Agjenti: Për ta rrëzuar Hysajn nevojitet shumë më shumë se një grip

PUBLIKUAR

Gripi nuk do t’ia parandalojë Elseid Hysajt paraqitjen për Napolit kundër Lazios të shtunën mbrëma, ka thënë agjenti i tij, Mario Giuffredi.

Derbi mes Napolit dhe Lazios zhvillohet nesër në orën 20:45 në kuadër të kampionatit italian Serie A, transmeton Express.

Hysaj nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes për shkak të gripit dhe temperaturës dhe rrezikon ta humbë këtë ndeshje të madhe.

“Klienti im ka grip, por nevojitet shumë më shumë për ta rrëzuar atë”, ka thënë agjenti i tij.

Po ashtu, ai ka thënë se Hysaj në të kaluarën është përballur me sulmues edhe më të fortë, prandaj përballja ndaj Ciro Immobiles dhe Luis Albertos nuk do të jetë problem. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...