Paulo Dybala vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesor të Juventusit këtë edicion
Skuadra e Monacos duhet të ketë shumë kujdes nga sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, kur të dy skuadrat takohen në Torino sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi është lojtari më i rrezikshëm i Juventusit në stadiumin e vet, pasi 15 golat e fundit i ka shënuar në Juventus Stadium.
Mbetet të shihet nëse do të shënojë edhe sonte ndaj Monacos. /Express/



