​ Vrsaljko “tradhtohet” nga vetvetja!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Duket se i ka ardhur fundi aventurës së Sime Vrsaljkos me Interin

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike të Sime Vrsaljkos, zikaltrit nuk do të ushtrojnë të drejtën e blerjes së tij në merkaton e verës, transmeton Gazeta Express.

Madje, raportohet se mbrojtësi kroat është hequr edhe nga lista me 25 lojtarë, që Interi ka dorëzuar në Federatën Italiane, pas mbylljes së merkatos së dimrit, çka do të thotë se kroati nuk mund të luajë në kampionat me zikaltrit.

Në vendin e tij, në listë është shtuar mbrojtësi anësor portugez, Cedric Soares, i cili ka ardhur para pak ditësh në Milano, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për 11 milionë euro nga Southampton, gjithmonë nëse do të bindë me performancat e tij, në të kundërtën, do të ketë fatin e Vrsaljkos.

Vrsaljko është duke shikuar mundësinë dhe po konsultohet me ekipe mjekësore, për një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Një intervenim i tillë, do ta lë atë për disa muaj jashtë fushe, i cili më pas pritet të rikthehet te Atletico Madridi, për të nisur rikuperimin.

27-vjecari ka bërë vetëm 13 paraqitje për Interin në të gjitha garat. Nuk ka shënuar asnjë gol, teksa ka asistuar dy herë për shokët e skuadrës. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...