​ Policia jep detaje për të shtënat me armë në Gjakovë

PUBLIKUAR

Mëngjesin e sotëm policia në Gjakovë ka marrë informatë për një rast me të shtëna me armë zjarri në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës.

“Sipas hetimeve preliminare dy qytetarë të moshës madhore kosovarë/shqiptarë ishin duke lëvizur me automjetin e tyre të udhëtarëve dhe në hyrje të fshatit nga një person i dyshuar, dyshohet se është shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit. Më pastaj dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një personi tjetër, i cili me automjetin e tij e ka asistuar të dyshuarin për ikje nga vendi i ngjarjes”- thuhet në komunikatën e policisë.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur lëndime në njerëz përveç dëmtimit të automjetit.

Në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha provat materiale dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rasti dhe arrestimin e personave të dyshuar./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...