​​Hapet qendra tregtare “7 Vëllezërit” në Lipjan

PUBLIKUAR

Nga sot qyteti i Lipjanit është pasuruar me qendrën tregtare “7 Vëllezërit”, e cila klientëve të saj iu ofron shërbime cilësore dhe punësim të 60 punëtorëve.

Pronari i kësaj qendre tregtare, Fadil Sopa tha se ofrojnë të gjitha shërbimet dhe ambient të përshtatshëm me çmime të volitshme për të gjithë konsumatorët.

I pranishëm në hapjen e qendrës tregtare “7 Vëllezërit”, ishte edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili i përgëzoi për hapjen e këtij biznesi afarist. Ahmeti tha se hapja e kësaj qendre tregtare ul nivelin e papunësisë në këtë qytet, qëllim të cilin e ka edhe komuna.

Sipas tij, komuna do të vazhdojë të mbështesë çdo biznes duke i larguar nga çdo lloj takse

Ndryshe, kjo qendër tregtare, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Lipjanit, ofron gjëra ushqimore, tekstil, restorant me ushqim të pasur nga kuzhina të ndryshme, kënd të lojërave për fëmijë, si dhe parking për klientët e saj.

“7 Vëllezërit” është hapur në vitin 2002 dhe atëherë gjithsej kishte të punësuar dy punëtorë./KosovaPress/

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...