Nuk ka kërkesë për avion special që t’i dërgojë të ftuarit e Speciales në Hagë!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
Gjatë ditës së djeshme në media është raportuar se një avion charter nesër do të udhëtojë nga Kosova drejt Holandës ku saktësisht ndodhet selia e Gjykatës Speciale, ku do të bëhet gjykimi i krimeve të supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por një gjë e tillë del të mos jetë e vërtetë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë kërkesë tek autoritetet kosovare për të lejuar aterimin dhe ngritjen e një avioni charter nga Aeroporti i Prishtinës për në Holandë.

Do të thotë aeroplan special nuk do të ketë për në Hagë, sepse personat e thirrur nga Zyra e Prokurorit do të vetëdorëzohen dhe se asnjë kërkesë zyrtare nuk është bërë tek autoritet e Kosovës për një aeroplan të tillë.

Ndryshe kërkesa për avion civil dhe jashtë linjave të rregullta apo turistike duhet të bëhet 24 orë më herët, gjë që nuk është bërë, kurse leja për një fluturim të tillë jepet nga Ministria e Infrastrukturës.

Pra në bazë të burimeve të Indeksonline nuk ka aeroplan charter i cili do të fluturojë nesër për në Aeroportin e Rotterdamit apo pak kilometra larg objektit të Dhomave të Specializuara për Kosovën dhe Zyrës së Prokurorit Special.

Ndryshe emra të shumtë e të njohur për opinionin publik u ftuan së fundi nga Zyra e Prokurorit për t’u intervistuar lidhur me krimet e supozuara të UÇK-së./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...