KMDLNj: Po shkelen të drejtat në arsim dhe shëndetësi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me grevat në arsim dhe shëndetësi, duke thënë se SBASHK-u, me këtë grevë po i shkelë rëndë të drejtat e njeriut të nxënësve dhe studentëve duke e dëmtuar shumë sistemin arsimor

KMDLNj ka kërkuar që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht, që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë, të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura.

KMDLNj reagon edhe kundër grevës në shëndetësi, duke thënë se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit.

“SBASHK’u, asnjëherë deri më sot nuk ka kërkuar që të përmirësohen kushtet në çerdhe, shkolla dhe universitete , të sigurohet transport falas për nxënës me gjendje të rëndë materiale, të pajisen kabinetet me mjete të nevojshme, të përmirësohen kushtet fizike, si për nxënës ashtu edhe për mësimdhënës dhe personel tjetër, të luftohet dukuria kur femrat nuk lejohen ta vazhdojnë shkollimin por se e ndërprejnë kundër vullnetit të tyre , për më shumë të drejta në fushën e arsimit për pjesëtarë të komuniteteve të cenueshme ; romë , egjiptas dhe hashkalinj, kurrë nuk është deklaruar kundër sistemit paralel arsimorë të Serbisë në Kosovë, kundër teksteve joprofesionale shkollore ku , në disa shkolla në gjuhën shqipe ende mësohet me tekste të Serbisë (si në shkollën muzikore në Prishtinë psh.), kundër politizimit të skajshëm të Univesitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike, kundër emërimin politikë të drejtorëve të shkollave apo përjashtimit të tyre për shkaqe politike, kundër keqpërdorimit të nxënësve , studentëve dhe institucioneve publike arsimore për shkaqe politike sidomos para, gjatë dhe pas zgjedhjeve por se është radhitur politikisht dhe partiakisht”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KMDLNj’së./GazetaExpress

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...