Greva e kirurgëve, anulohen mbi 1000 operacione në javë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Mbi një mijë operacione vetëm për një javë janë anuluar në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak se personeli mjekësor ka hyrë në grevë. Nga data 17 dhjetor 2018 kolegjiumet profesionale të kirurgëve të QKUK-së kanë hyrë në grevë për shkak të neglizhencës së premtimeve të dhëna për miratimin e projektligjit për paga sipas kërkesës së tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Përfaqësuesi i kirurgëve, Arbër Morina, ka thënë për “Zërin” se mbi 200 operacione në ditë anulohen në Klinikën e Kirurgjisë për shkak të grevës. Sipas tij, gjatë kohës sa ata janë në grevë do t’i trajtojnë vetëm rastet emergjente.

“Operacionet elektive janë të ndërprera. Parimisht mbi 200 raste elektive çdo ditë dështojnë. Urgjenca vazhdon të kryhet qysh është kryer deri më tani. Për asnjë rast të sëmundjeve që janë jetëkërcënuese për pacientët nuk i kemi ndërprerë shërbimet”, ka thënë ai për “Zërin”

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...