Zyrtari i VV’së i reagon Hoxhajt pas intervistës për Asociacionin

PUBLIKUAR

Sekretari për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas intervistës së ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhënë për Gazetën Express. Manxhuka ka shkruar në Facebook se qeveria pjesë e të cilës ishte Hoxhaj në 2013 ka hedhur themelin e Asociacionit, raporton Gazeta Express.

Zyrtari i VV-së ka thënë poashtu se pas 9 vjetëve Hoxhajt i ka rënë ndërmend se si duhet të bëhet Asociacioni.

“Sot, Enver Hoxhaj paska thënë se Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi për njohje reciproke. Ndërkaq qeveria e tij e ka hedhur themelin e Asociacionit në Prill të vitit 2013. Dmth pas 9 vitesh kur nënshkruan marrëveshjen themel të Zajednicës i ka rënë ndërmend të bëjë strategji se si e kur duhet të bëhet ai”, ka shkruar Manxhuka.

Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka thënë për Gazetën Express se Marrëveshja për Asociacionin duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo se çfarë mendoj unë është se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje në 2013-n kur unë kam qenë ministër i jashtëm i Kosovës! Po ashtu, kam mbështetë marrëveshjen e 2015-s për Asociacionin edhepse isha vetëm kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme! Nuk kam ndryshuar qëndrimin edhe sot për të gjitha marrëveshjet e arritura! Por, mendoj kjo Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB! Shqetësimi tek të gjitha marrëveshjet në Bruksel është se Kosova po del joserioze dhe jokredibile për të zbatuar marrëveshjet që ka nënshkruar! Kur një vend nënshkruan marrëveshje dhe nuk i bënë përshtypje fare qeverisë t’i zbatojë ato, mendoj se është shumë e dëmshme politikisht. Dhe, këtu qëndron thelbi i sjelljes së qeverisë në raport me dialogun! Nëse Serbia që 25 vjet ka ardhur në tavolinë për të mos nënshkruar dhe zbatuar asgjë, ne e kemi bërë të kundërtën e saj, për të përmbushur qëllimet tona, lirinë dhe pavarësinë! Sot, nuk mund të shkojmë vetëm teknikisht në Bruksel për ta shtyrë politikisht në pafundësi arritjen e një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë”, tha Hoxhaj.

SHIKO MË SHUMË

Shi i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Istog, lisa e shtylla elektrike përfundojnë në rrugë

Një shi i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut...

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të...

Përparim Rama: Nisi asfaltimi te rrethi që lidh rrugën A me rrugën B

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, po vazhdon t’i publikojë në profilin e...