Zyrtare: Shtyhet ndeshja gjysmëfinale Arsenal – Liverpool

PUBLIKUAR

Ndeshja e parë gjysmëfinale në Carabao Cup mes Arsenalit dhe Liverpoolit është shtyrë, me kërkesë të saj të fundit për shkak të rasteve me Covid-19 në Anfield.

Ndeshja ishte caktuar të zhvillohej të enjten në Stadiumin Emirates, por Liverpooli kërkoi që ndeshja të mos zhvillohej për shkak të numrit në rritje të rasteve me koronavirus në skuadër, raporton Gazeta Express.

“Pasi i kemi rishikuar plotësisht rrethanat, Liga e ka pranuar kërkesën e Liverpoolit (për shtyrjen e ndeshjes së parë gjysmëfinale me Arsenalin të enjten), pasi shtyrja ishte opsioni i vetëm, për shkak të përshkallëzimit të rasteve me koronavirus në klub dhe për mbrojtjen e shëndetit të publikut duke mos lejuar që Liverpooli të udhëtojë drejt Londrës”, thuhet në njoftimin e EFL-së.

Ndihmëstrajneri i Liverpoolit Pepe Lijnders, doli pozitiv në testin për Covid-19 sot, ndërkohë që trajneri Jurgen Klopp është ende në izolim.

Lijnders e ka drejtuar skuadrën e Liverpoolit përkohësisht derisa trajneri Jurgen Klopp është në izolim dhe sot pritej të mbante konferencë për media në mungesë të Kloppit.

Por konferenca për media u anulua, pasi Liverpooli konfirmoi se Lijnders është infektuar me koronavirus.

Trajneri Klopp dhe tre lojtarë Alisson Becker, Roberto Firmino dhe Joel Matip munguan në barazimin 2:2 me Chelsean në fundjavë për shkak të infektimit me virus.

Të kuqtë janë edhe pas Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Naby Keita, të cilët u janë bashkuar kombëtareve të veta përkatëse për Kupën e Kombeve të Afrikës gjatë këtij muaji. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...