Zyrtare: Roma prezanton mbrojtësin e ardhur nga Arsenali

PUBLIKUAR

Ainsley Maitland-Niles është afrimi më i ri i Romës, i cili huazohet kështu nga skuadra e Arsenalit, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Menjëherë pas kësaj lojtari ka dhënë intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit, si lojtar i Romës, teksa është shprehur shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re dhe se dëshiron të japi kontributin e tij për verdhekuqtë.

Jam i emocionuar që jam këtu dhe mezi pres të filloj. Dua të jap kontributin tim për ekipin dhe të tregoj se çfarë lloj lojtari jam. Faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen që më kanë treguar tashmë. Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha sa më shpejt nga tani deri në fund të këtij sezoni”, ishin fjalët e Maitland-Niles.

Mbrojtësi anglez ka pesë ndeshje për Anglinë dhe bëhet ‘Luani’ i tretë që bashkohet me Giallorossët pas Chris Smalling dhe Tammy Abraham.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...