Zyrtare: Pas Bentancurit, Tottenhami ia merr një tjetër futbollist Juventusit

PUBLIKUAR

Pak minuta më parë, Juventusi konfirmoi se e ka shitur Rodrigo Bentancurin te Tottenhami për 19 milionë euro.

Ndërsa, tani ishte prapë Juventusi që njoftoi se edhe sulmuesi suedez, Dejan Kulusevski do ta vazhdojë karrierën në Tottenham.

Kështu, Tottenhami ia merr dy futbollistë “Zonjës së Vjetër” në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Rol të madh në arritjen e këtyre marrëveshjeve kishte drejtori sportiv i Tottenhamit, Fabio Paratici, i cili paraprakisht ishte i punësuar nga Juventusi.

Kulusevski erdhi në Juventus nga Atalanta në vitin 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...