Zyrtare: Newcastle i sheikëve cakton trajnerin e ri

PUBLIKUAR

Newcastle United tashmë ka vendosur për trajnerin e ri që do ta udhëheqë klubin e blerë së fundmi nga sheikët arabë.

Përmes një postimi në Twitter, klubi anglez njoftoi se trajner i ri i ekipit është Eddie Howe, transmeton Gazeta Express.

Në fund të muajit të kaluar, Newcastle e shkarkoi trajnerin Steve Bruce pas formës së dobët të klubit këtë sezon në Premierligë.

Ndërkohë, Howe ishte pjesë e Bournemouth për tetë viti 2012-2020, ndërsa tani do ta drejtojë klubin e blerë së fundmi nga sheikët arabë.

Momentalisht, Newcastle gjendet në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë nga 11 ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...