Zyrtare: Ndeshja Bayern-Barcelona luhet pa praninë e tifozëve

PUBLIKUAR

Barcelona e viziton Bayern Munichun në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve më 8 dhjetor, por kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, i cili ka arsyetuar vendimin e tij për të mos lejuar hyrjen e tifozëve në stadiume për shkak të situatës së keqe të infeksioneve me Covid-19 që vuan vendi.

“Është e rëndësishme të vendosim sot në mënyrë unike për të gjithë vendin që spektatorët të mos pranohen. Nëse kjo nuk funksionon në nivel federal, ne do ta bënim të vetëm në nivelin bavarez”, tha Söder për kanalin rajonal “Bayerischer Rundfunk”.

“Futbolli ka një rol të rëndësishëm si shembull. Tani për tani ne duhet të reduktojmë kontaktet kudo,” shkroi tutje Söder në llogarinë e tij në Twitter.

Masa do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të vitit, periudhë në të cilën Bayern Munich ka dy ndeshje të Bundesligës për të luajtur në shtëpi dhe ndeshjen e fundit të Champions League kundër Barcelonës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...