Zyrtare: Eriksen largohet nga Interi

PUBLIKUAR

Tashmë është edhe zyrtare. Interi ka shkëputur kontratën e Christian Eriksenit.

Danezi është larguar nga klubi italian, jo me dëshirë, pasi nuk mund të luajë sipas rreagullave të futbollit italian.

Eriksen pësoi sulm në zemër gjatë Kampionatit Evropian dhe u detyrua të vendoste defribilator, shkruan Gazeta Express.

Sot, Interi njoftoi prishjen e kontratës me mesfushorin danez.

“Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurri e përqafojnë lojtarin dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen e tij. Edhe nëse sot ndahen rrugët e Interit dhe Kristianit, një lidhje e fortë do të mbetet. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros për të festuar Scudetto-n: gjithçka do të mbetet gjithmonë në historinë e Nerazzurrëve”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

Erikseni mund ta vazhdojë karrierën e tj në Danimarkë ose në Ajax. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...