“Zyra e presidentes u stolis në vlerë 950 euro”, presidenca: U blejtën disa bredha dhe stoli

PUBLIKUAR

Sot gjatë ditës në media është raportuar se presidetja Vjosa Osmani do ta stolis zyrën për festat e fundvitit në vlerë 950 euro.

Por nga zyra e presidentes e kanë demantuar këtë duke i quajtur lajme lajme tendencioze.

Sipas tyre, nuk bëhet fjalë vetëm për një bredh në vlerë 950 euro por për disa bredha.

“Presidenca, duke përfillur procedurat ligjore të prokurimit ka bërë kërkesë për furnizim me gjëra dekorative duke përfshirë disa bredha, të cilat do të përdoren për dekorimin e Presidencës. Ndaj nuk bëhet fjalë për një bredh prej 950 euro, por furnizim me disa bredha dhe për tërësinë e gjërave dekoruese.

Sipas rregullativës ligjore, E-prokurimi kërkon që në titull të  kërkesës për furnizim të vendoset produkti me vlerën më të madhe, që në këtë rast janë bredhat, i cili e ka vlerën më të madhe.

Siç mund të vërtetohet nga detajet, brenda procedurës janë të përfshira edhe dekorimet e tjera të cilat, së bashku me blerjen e bredhave, e arrijnë këtë shumë”, thuhet në reagim./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...