Zvicra do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës, Jean-Hubert Lebet. Me këtë rast ministri Hyseni i uroi ambasadorit Lebet mirëseardhje në Kosovë, duke e njoftuar për progresin që është bërë në Kosovë, si dhe për punën që po bënë MPB, në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë

Përmes njoftimit për media është bërë e ditur se në këtë takim ministri Hyseni ka veçuar angazhimin e përbashkët të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti në veprimet konkrete që janë bërë sidomos në parandalimin e migrimit të pa rregullt dhe fushave me interes të përbashkët.

Ndërsa ambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe theksoi se shteti i Zvicrës do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Hyseni falënderoi shtetin e Zvicrës në përkrahjen që i ka bërë dhe po i bënë Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për siguri dhe kërkoi mbështetjen e Republikës së Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...

Incident mes të miturve në Arllat të Drenasit, njëri dërgohet në mbajtje

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në fshatin Arllat të Drenasit. Sipas...