Zv/ministrja e Punëve të Jashtme: Kosova po diskriminohet për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka reaguar në 10 vjetorin e hapjes së negociatave për liberalizim të vizave, duke thënë se vendi ka mbetur pa përgjigje nga ana e BE-së për një kohë të gjatë.

“Trokitja jonë e vazhdueshme në dyert e BE-së ka mbetur pa përgjigje për një kohë të gjatë. E thënë thjesht, ne besojmë se Kosova po diskriminohet në mënyrë selektive kur është fjala për liberalizimin e vizave”, shkroi Gashi në një postim në Twitter.

“Destinacioni final i Kosovës është BE! Nuk ka rrugë apo alternativë tjetër”, u shpreh tutje ministrja.

Më 19 janar të vitit 2012, Kosova dhe BE-ja e patën nisur dialogun për liberalizimin e vizave. Sot u bënë 10 vjet që nga ajo ditë.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...