ZRRE: Të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes

PUBLIKUAR

ZRRE ka reaguar pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve lidhur me devijimin e mundshëm të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike, duke bërë të ditur se është duke e monitoruar situatën me kujdes të shtuar.

Sipas njoftimit, institucioni po grumbullon vazhdimisht informata për të siguruar që matja e konsumit të energjisë elektrike të jetë e drejtë dhe e saktë për të gjithë konsumatorët.

Nga ZRRE u bë thirrje që të gjithë ata që hasin në probleme të ngjashme fillimisht t’i drejtohen Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), në mënyrë që të bëhet verifikimi dhe inspektimi i njehsorëve elektrikë.

Po ashtu, u theksua se çdo rast i raportuar për mospërputhje të kohës tarifore do të analizohet me kujdes dhe, nëse konstatohen gabime, do të ndërmerren masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ZRRE rikujton se KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe operojnë sipas kornizës ligjore, ndërsa të hyrat e tyre përcaktohen nga vetë rregullatori, duke kufizuar mundësinë e përfitimit nga gabimet eventuale. Ndërkohë, përgjegjës për kontrollin dhe kalibrimin e njehsorëve është Agjencia e Metrologjisë së Kosovës.

Institucioni rithekson përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë, transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.

SHIKO MË SHUMË

Kurti mbërrin në Nju Jork, e presin diplomatët e Kosovës Ilir Dugolli e Blerim Reka

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork të SHBA’së ku do të marrë...

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rreth 2 mijë gjoba trafiku, dhjetëra aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit,...