Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën e Shtimes, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit, rreth orës 09:42, në rrugën transitore Davidovc–Belincë, policia ndaloi një 49-vjeçar me inicialet A.M., i cili po drejtonte një BMW M5 me targa të huaja me shpejtësi 178 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 500 euro, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...