Zogiani: Ministria e Mjedisit ka dhënë miliona euro për përditësimin e një libri për ujërat

PUBLIKUAR

Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Avni Zogiani ka thënë se ka keqpërdorime të shumta si në këtë ministri ashtu edhe në institucione të tjera, shkruan Gazeta Express.

Zogiani në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ka raste ku ministria ka dhënë miliona euro për përditësimin e një libri që kishte të bënte me të dhënat për ujërat.

Megjithatë, ai tha se brenda ministrisë ka takuar edhe njerëz të ndershëm dhe ekspertë.

“Mendoj që këtu s’ka fillu asgjë hale. Aq shumë ka. Përgjithësisht por edhe brenda ministrisë. Ka raste kur vetëm përditësimi i një libri për të dhëna ambientale është paguar disa miliona euro. P.sh një libër që i merr të dhënat për ujërat është paguar miliona euro. Janë kompani kështu që i marrin dhe thjeshtë janë nda këto dhe në atë mënyrë që po dihet, sepse të gjithë janë milioner. Brenda sistemit ka edhe njerëz shumë të ndershëm dhe ekspert por pikërisht ata nuk kanë pasur ndonjë rol”, ka thënë Zogiani në T7. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...