Zogaj: Arben Vitia është politikan sepse Kurti ka dashur të jetë i tillë, është rob i zënë i tij

PUBLIKUAR

Analisti Petrit Zogaj, thotë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, nuk ka mendim politik. Sipas tij, ai nuk e ka fatin e tij politik në duart e veta, pasi është politikan sepse kreu i partisë, Albin Kurti, ka dashur që Vitia të jetë i tillë

Zogaj ka shkruar në Facebook se kur Kurti kishte bërë thirrje të votohet Shpend Ahmeti për kryetar të Prishtinës, në Lëvizjen Vetëvendosje ka ekzistuar frika që Ahmeti do të fuqizohet.

Sipas tij, këtë frikë e ka shpërfaqur edhe vetë Kurti.

“Me 2013 dhe 2017, kur Albin Kurti ka bere thirrje qe te votohet Shpend Ahmeti per kryetar te Prishtines, ka qene nje frike ne LV per fuqizimin e Ahmetit. Shume njerez e kane pare si opsion per Kurtin. Edhe Kurti e ka shperfaqe kete frike. Sepse, mbi te gjitha, Ahmeti e ka pase nje lloj figure te ndare nga Kurti”, ka shkruar Zogaj.

Zogaj thotë se një gjë e tillë nuk është edhe në rastin e Arben Vitisë. Sipas tij, Vitia është rob i zënë nga Kurti.

Sipas Zogajt, e vetmja gjë origjinale që e ka Arben Vitia është buzëqeshja përballë Kurtit.

“Dicka qe nuk eshte rasti me Arben Vitine. Beni, sic po e quan Kurti, eshte nje rob i zene i tij. Eshte i marrur peng nga Kurti. E beri minister, qe me pastaj per ta bere kryetar komune (nese mundet). E ben prape minister, nese do ti humbet zgjedhjet. Pra, nuk ka mendim, e aq me pak mendim politik. Nuk e ka fatin e tij politik ne duart e veta. Eshte politikan sepse Kurti ka dashur qe ai te jete i tille. Nuk ka aksion politik qe identifikohet me te. E vetmja gje e Benit, qe eshte dicka origjinale, eshte buzeqeshja e tij perballe Kurtit, perderisa ky flet per “Benin gojembel.” E kam zor me besu qe qytetaret e Prishtines jane te gatshem me e votu nje qytetar te marrur peng per kryetar komune”, ka shkruar Zogaj.

Ndryshe, Arben Vitia është në garë me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në raudin e dyte të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 14 nëntor./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.74, benzina 1.43

Çmimi i naftës në Kosovë është ulur për një cent krahasuar me ditën e...

Tragjedia në Malishevë, Haxhiu i shpreh ngushëllime familjes: Lutemi të gjeni forcën për ta përballuar këtë humbje

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d Presidente, Albulena Haxhiut, ka reaguar lidhur me tragjedinë në...

Tragjedi në Malishevë: Tre persona gjenden pa shenja jete pas zjarrit në një banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur...