Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 16:00, pas çka njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Për shkaqe sigurie, banorët e zonës janë evakuuar, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Deri në këtë fazë nuk janë bërë të ditura detaje për shkakun e zjarrit apo për persona të lënduar.

“Sot, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr në rrugën “Fatime Sokoli”, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, ka thënë ai. /Gazeta Expres

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...