Ziv për raportet me institucionet e Kosovës: Kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv sot përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ndër të tjera foli edhe për raportet me institucionet e Kosovës.

Ai u shpreh se ato kanë qenë të shkëlqyeshme dhe sipas saj, do të vazhdojnë të jenë të tilla.

“Institucionet e Kosovës janë shumë të mira, kanë qenë të mira që nga fillimi dhe janë të mira tani. Mendoj që fokusi ynë ishte pak më tepër në Izrael dhe në vështirësitë që kemi pasur në dy vjetët e fundit dhe Kosova po kalon nëpër çështje politike gjithashtu që nga zgjedhjet e kaluara. Mirëpo, marrëdhëniet me institucionet do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme”.

“Jam e sigurt që Kosova do t’ia dalë ta kapërcejë historinë nëpër të cilën po kaloni dhe të vazhdoni nga aty dhe t’i zhvilloni marrëdhëniet me vendet e tjera”, u shpreh tutje ajo./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...