Zidane, në mes të PSG-së e Juves

PUBLIKUAR

Trajneri francez është i lirë qe disa muaj dhe mund të rikthehet në bankinë në një të ardhme të afërt

Zinedine Zidane është i lirë që nga muaji qershor, kur u nda me Real Madridin.

Por, trajneri francez po ka oferta për t’u rikthyer në bankinë.

Sipas mediave të huaja, “Zizou” është në mes të dy gjigantëve evropianë.

Atë e do Paris Saint-Germaini mbi të gjitha.

Klubi francez mund të ndahet me Mauricio Pochettinon, i cili mund ta marrë në dorë Manchester Unitedin.

Me këtë rast, Zidane do të përfundonte në “Parkun e Princave”, përcjell “Gazeta Express”.

E në ndërkohë, ish-trajnerin e Realit e ka në radar edhe Juventusi, ish-ekipi i tij sa ishte lojtar.

“Bianconeri” mund të ndahen me Massimiliano Allegrin, me të cilin nuk po iu ecin punët dhe aq mirë.

Prandaj, Zidane shihet si njeriu ideal për ta drejtuar “Zonjën e Vjetër”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...