Zidane mund të bëhet trajner i PSG-së

PUBLIKUAR

Francezi është favorit për ta pasuar Mauricio Pochettinon në krye të ekipit parisien nga sezoni i ardhshëm

Zinedine Zidane është favorit për t’u bërë trajner i Paris Saint-Germainit.

Klubi francez e sheh ish-trajnerin e Real Madridit si pasardhës ideal të Mauricio Pochettinos.

Për këtë siguron mediumi francez “RMC Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Francezi është i papunë që kur u nda me “Los Blancos”.

Dhe, ai mund të rikthehet gjatë verës që vjen dhe ta nisë punën në “Parkun e Princave”.

Për Pochettinon flitej se mund ta marrë në dorë Manchester Unitedin.

E në ndërkohë, vendin e lënë të lirë nga ai do ta merrte Zidane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...