Zhegrova me golin më të bukur në karrierë ndihmon Baselin të fitojë me përmbysje

PUBLIKUAR

Basel e ka përmbysur rezultatin ndaj Kairat Almaty për të fituar në fund 3-2.

Në UEFA Europa Conference League, Basel po lufton për pozitën e parë në grup dhe e nisi keq takimin e parafundit me Kairat Almaty.

Vendasit kaluan dy herë në epërsi me golat e Love dhe Hovhannisyan, por mysafirët barazuan dy herë për të përmbysur më pas gjithçka.

Goli i kthesës ishte në minutën e 69’, i shënuan nga talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai realizoi një gol shumë, shumë të bukur nga distanca për të barazuar rezultatin në 2-2.

Pak minuta më pas, shënoi edhe një shqiptar tjetër, Pajtim Kasami.

Kasami realizoi golin e përmbysjes për 3-2 në minutën e 73’.

Me këtë fitore, Basel ka pushtuar pozitën e parë në Grupin H në Europa Conference League me 11 pikë, një më shumë se Qarabag FK që sonte luan me Omonia Nicosia. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...