Zhduket një e mitur në Prishtinë, policia nis kërkimet

PUBLIKUAR

Një rast i zhdukjes së një të miture është raportuar mëngjesin e djeshëm në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur rreth orës 10:30 kur një grua kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Zyrtarët policorë kanë njoftuar se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë përkatëse policore janë angazhuar dhe po hetojnë për gjetjen e të miturës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...

‘Mbeti i bllokuar nën kamion’ – Policia jep detaje ku një person në Gjakovë vdiq në vendin e punës

Një rast tragjik ka ndodhur ditën e sotme në një fshat në Gjakovë, ku...

S’ndalen tragjeditë në vendin e punës, një person humb jetën në Gjakovë

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditën e sotme, në Meqë të Gjakovës, ku një...