“Zgjoi” fitues i dyfishtë në Spanjë

PUBLIKUAR

“Zgjoi” fitues i dyfishtë në Spanjë

Festivali spanjoll “Seminci” ka bërë të ditur fituesit në kategoritë kryesore. Aktorja Yllka Gashi ka marrë Çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit. E “Zgjoi” nën regji të Blerta Bashollit ka fituar Çmimin “Fundos”.

“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, ka thënë Gashi gjatë pranimit të çmimit.

Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit. Gashi luan rolin e Fahrije Hotit.

Festivali Ndërkombëtar i Valladolidit sivjet po e mban edicionin e 66-të.

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...