Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet

PUBLIKUAR

Ministri Dimal Basha ka bërë të ditur se po realizohet zgjerimi i rrugës QMI – Lipjan (N25). Basha ka thënë se ky projekt, me gjatësi prej 3.8 kilometrash dhe vlerë kontraktuale prej 6.8 milionë eurosh, është një investim i rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në këtë segment.

“Gjatë realizimit të punimeve janë paraqitur disa sfida që lidhen me infrastrukturën nëntokësore, si ujësjellësi dhe mungesa e kanalizimit fekal. Për adresimin e tyre, jemi në diskutim dhe koordinim të vazhdueshëm me të gjithë akterët përgjegjës, në mënyrë që rruga të realizohet me cilësi dhe brenda afatit të paraparë. Pengesa gjatë punimeve mund të ketë, por do të qëndrojmë afër projektit dhe do t’i adresojmë problemet me kohë, me synimin që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe sa më mirë”, ka thënë Basha.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...