Zgjedhjet e lokale, sot mbyllet afati për njoftimin e koalicioneve politike

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme përfundon afati për partitë politike që dëshirojnë të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me formimin e koalicioneve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Deri tani, sipas KQZ-së, vetëm dy parti politike kanë dorëzuar njoftim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes një koalicioni.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi për Telegrafin se partitë që janë deklaruar për koalicione janë Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, të cilat do të garojnë së bashku nën emrin “Koalicija Vakat”.

Sipas rregullave të KQZ-së, sot është gjithashtu afati i fundit edhe për partitë politike që dëshirojnë të njoftojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit.

Procesi zgjedhor pritet të hyjë në fazën tjetër të përgatitjeve pas përmbylljes së këtij afati, ku ndër të tjera do të pasojë certifikimi i subjekteve politike, përfshirë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që synojnë të garojnë në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...

Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka...