Zgjedhjet e brendshme në parti, mblidhet Kryesia e AAK-së

PUBLIKUAR

Kryesia e AAK-së sot është mbledhur për të diskutuar për zhvillimet politike e ekonomike në vend si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Indeksonline.

“Kryesia e AAK-së ka diskutuar sot për zhvillimet politike e ekonomike në vend.

Aleanca është gjithmonë përkrah kërkesave të qytetarëve dhe vazhdimisht do të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët për shkak të keqqeverisjes.

Gjithashtu, Kryesia ka diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në parti, që ka nisur nga fillimi i këtij muaji.

Pas këtij procesi të rëndësishëm, Aleanca do të dalë shumë më e konsoliduar”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...