Zgjedhjet e 7 qershorit, sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

PUBLIKUAR

Subjektet politike kanë afat vetëm edhe sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se afati 11-ditor për dorëzimin e listave përfundon sonte në mesnatë.

“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati për subjektet politike – partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur – për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që synojnë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit”, deklaroi Elezi.

Dorëzimi bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e njëjtë me atë të përdorur në zgjedhjet e fundit.

Në zgjedhjet e ardhshme pritet të marrin pjesë gjithsej 27 subjekte politike, përfshirë 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 morën pjesë 28 subjekte politike, ndërsa numri total i kandidatëve për deputetë ishte 1,279.

Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit, KQZ certifikoi 1,180 kandidatë për deputetë nga 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, 3 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

27 fustane solemne e dy vello – Dogana zbulon mallra të padeklaruara në një hapësirë të fshehur në autobus

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot në pikën Han i Elezit...

Afër 11 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit, qeveria mori vendimin në mbledhje elektronike mbrëmë

Qeveria në detyrë ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën...

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta 1 cent më lirë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të...