“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

PUBLIKUAR

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja për shkak të moszgjidhjes së çështjes së presidentit.

Në emisionin “Info Magazine”, ajo tha se veprimet e fundit të Vetëvendosjes janë pjesë e një strategjie për të ndërtuar një narrativë fajësimi ndaj palëve të tjera politike.

“Vetëvendosje tashmë e ka filluar fushatën zgjedhore. Këto janë gjithçka në ndërtim të argumentit të lënies së fajit ose gjetjes së fajtorit në këtë mes dhe këto oferta të momentit të fundit janë sa për sy e faqe, për të hedhur faj. Përndryshe, Vetëvendosje e ka komoditetin për të shkuar në zgjedhje, sepse aktualisht kontrollon pothuajse të gjithë pushtetin, me ushtrues detyre edhe në Zyrën e Presidentit dhe në instanca të tjera”, tha meds tjerash Dërguti. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...