Zemaj zbulon një detaj për presidentin e ndjerë Sassoli: Kishte në kabinet fotografinë e Rugovës dhe Demaçit

PUBLIKUAR

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj ka ngushëlluar miqët e bashkëpunëtorët për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Zemaj ka zbuluar se në kabinetin e Sassolit ishin të vendosura edhe fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, z.David Sassoli, kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian humbi njërin nga evropianet më të përkushtuar, ndersa Republika e Kosovës një mik të çmuar dhe mbeshtetës të madh të lirisë dhe vlerave evropiane të vendit tonë.

Gjatë këtyre dy viteve te shërbimit në Bruksel, kam pasur rastin ta takoj disa herë, dhe në kujtesën time do të mbetët personalitet i dashur dhe i veçantë për kujdesin ndaj shtetit dhe misionit tonë.

Do ta ruaj po ashtu në kujtesë sidomos takimin e fundit para disa jave( në muajin dhjetor 2021), dhe vlerësimin e lartë për Kosovën ku ai foli me admirim për vlerat evropiane të popullit tonë.

Në murët e kabinetit të tij në Parlamentin Evropian kishte vendosur laureatët e Çmimit Saharov nga e gjithë bota, duke përfshi edhe personalitet nga Kosova, Presidentin Dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçin.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve, si dhe bashkëpunëtoreve” shkruan Zemaj në postim./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...