Zemaj pas dështimit të formimit të qeverisë: Osmani mos të lejojë ndërhyrje nga askush në vendimin e saj, t’i respektojë afatet

PUBLIKUAR

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është deklaruar për media pas dështimit të formimit të qeverisë nga ana e VV’së, ku mandatar ishte Glauk Konjufca.

Zemaj ka thënë se ata kishin paralajmëruar dështimin e formimit të qeverisë, ku sot, siç tha ai, u shpërfaq ‘’tendenca e VV’së për kapjen e institucioneve’’.

‘’Më në fund u pa edhe shfaqja teatrale në fat të keq të Kosovës nga VV’ja. Loja me numra këto 8 muaj dhe dështimi për formimin e qeverisë së re, ishte paralajmërim i joni dhe shpërfaqi tendencën e VV’së për kapjen e institucioneve, keqpërdorimin e parasë publike. Kuvendi sot nuk miratoi edhe mandatarin e dytë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme’’, ka thënë ai.

Më tej, ai i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani  që të respektojë afatet kushtetuese, dhe të mos lejojë ‘’asnjë ndërhyrje të kujtdo qoftë në vendimmarrjen e saj’’.

‘’Ata të cilët nuk e kanë pranuar dhe kanë mashtruar se i kanë numrat, është LVV’ja. Nga fillimi dhe përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, këta kanë deklaruar që e kanë një shumicë, atë shumicë u dëshmua se nuk e kanë pas. Bllokuesi dhe emri i përveçëm i kësaj bllokade sot e murr përgjigjen edhe me votë në Kuvend. E thërrasim presidenten e vendit t’i respektojë afatet kushtetuese, dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje të kujtdo qoftë në vendimmarrjen e saj’’, ka shtuar ai.

Në fund, Zemaj ka thënë se mandatimi i Konjufcës, ishte sa për ‘’kaluar 15 ditë’’

‘’Me votimin kundër të mandatarit të dytë, edhe pse për neve ishte mandatar sa për të kaluar këtë  15 ditësh, mendoj se ka përfunduar gjithçka’’, ka shtuar ai në fund. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...