Zemaj: Nga paaftësia e Qeverisë kemi rritje enorme të rasteve me Covid-19

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj ka thënë sot se Kosova është duke u përballur me rritje të jashtëzakonshme të rasteve me Covid-19 si dhe me gripin sezonal, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se nga paaftësia e Qeverisë tani në vend ka rritje enorme të rasteve me Covid-19.

 

“Sot Kosova është duke u përballur më një rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve me variantin Omicron si dhe me gripin sezonal. Nga paaftësia enrome e Qeverisë ka rritje enorme të rasteve me infeksion me Covid pozitiv. Nga informatat që vijnë nga punonjësit shëndetësorë, numri it ë infektuarve është shumë i madh me variantin Omicron, mirëpo është kamufluar edhe me gripin sezonal”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka kërkuar nga Qeveria që të merret seriozisht me pandeminë Covid-19 si dhe me gripin sezonal.

“Jemi të detyruar që t’i bëjmë apel Qeverisë në vazhdimësi që të merret seriozisht me pandeminë Covid-19 dhe me kujdesin për gripin sezonal. Institucionet e kujdesit shëndetësor janë duke u stërngarkuar dhe po përballen me fluks të madh të pacientëve. Si pasojë e mungesës së përkrahjes së MSH-së dhe Qeverisë qoftë me medikamente apo edhe me ato më elementare gjendja po vjen duke u rënduar”, theksoi Zemaj.

Më tutje, ai tha se pandemia duhet të jetë prioritet real i Qeverisë e jo vetëm prioritet deklarativ.

“Lufta kundër pandemisë duhet të jetë prioritet real e jo vetëm deklarativ. Lufta kundër pandemisë duhet të jetë betejë praktik”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...