Zbulohet se kush është partnerja e Sabianit, ja arsyeja pse e mban larg publikut

PUBLIKUAR

Sabiani e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në “Big Brother VIP” zbuloi disa detaje nga jeta e tij. Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij.

Por pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai foli për djalin 3- vjeçar, Enes, i cili ishte befasia e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë. Mirëpo, ka tërhequr vëmendje që Sabiani nuk ka folur për bashkëshorten e madje as në rrjetet sociale nuk ka postuar foto me të.

Por, kush është partnerja e Sabianit?

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se ajo është grimiere me profesion dhe quhet Arnisa Xhikaj. Ajo është gjithmonë pranë Sabianit kudo, por këngëtari sërish ka zgjedhur që të mos e zbulojë as identitetin dhe as fotot e saj, duke e lënë mister për publikun se cila është nëna e djalit të tij 3-vjeçar.

Sabiani është shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj. Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...