Zanetti zbulon të vërtetën rreth thashethemeve për transferimin e Messit te Interi

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti e ka pranuar se Zikaltrit nuk kanë mundur të transferonin Messin dhe konfirmon se shumë klube janë të interesuar në Lautaro Martinezin.

Messi e la Barcelonën në verën e kaluar, duke u bashkuar me Paris Saint-Germainin si lojtar i lirë, shkruan Gazeta Express.

“Askush nuk mendoi se Messi mund të largohej nga Barcelona në verë. Ne ishim në mes të pandemisë dhe nuk mundnim të bënim investim kaq të madh sepse mund ta kishte vendosur të ardhmen e klubit në rrezik”, tha Zanetti.

Messi, 34-vjeçar nënshkroi kontratë deri në vitin 2023 me gjigantët e Ligue 1 me opsion për ta zgjatur qëndrimin në klub edhe për një sezon tjetër.

Interi ndërkohë gjendet i pari në Serie A dhe së fundmi kanë zgjatur kontratat e Bastonit, Barellas dhe Lautaro Martinezit.

Përkundër faktit se e rinovuan kontratën, Zanetti e pranon se ende shumë klube po e monitorojnë sulmuesin argjentinas që ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...