Yllin e Liverpoolit e pret dënim i rëndë për shkak të veprimeve në festën për titull

PUBLIKUAR

Shoqata e Futbollit të Anglisë (FA) ka folur me sulmuesin e Liverpoolit, Cody Gakpo, në lidhje me mesazhin në fanellën që ai mbante veshur gjatë festimeve të titullit të Premier League nga Reds të dielën.

Pasi mposhti Tottenhamin 5-1 të dielën, Liverpooli fitoi titullin e 20-të të Ligës Premier në historinë e tyre dhe herën e dytë që kur Liga Premier luhet në formatin e saj aktual.

 

Një festë e zjarrtë pasoi në Anfield, dhe lojtarët shfrytëzuan rastin për të festuar me shokët e tyre të ekipit, familjet dhe për të nxjerrë në pah mesazhe të ndryshme, nga flamujt e vendeve të tyre deri te ato fetare. Ishte ky mesazh nga Cody Gakpo që çoi në një paralajmërim nga udhëheqësit e ligës.

Shoqata e Futbollit (FA) i ka shkruar Gakpos për shkak se ka mbajtur një mesazh që shkruan: “Unë i përkas Jezusit”.

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Letra theksonte se “Shoqata e Futbollit ndalon sloganet fetare në veshje, në atlete futbolli dhe pajisje tjera”.

Gakpo e ngriti fillimisht fanellën pasi shënoi një gol kundër Tottenhamit për të dërguar një mesazh, dhe më pas e hoqi fanellën dhe pozoi gjatë festimeve pas ndeshjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...