Ylli i ri i Arsenalit ftohet me Anglinë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe San Marinos

PUBLIKUAR

Emile Smith Rowe është thirrur për herë të parë në skuadrën e meshkujve të Anglisë.

 

Kjo vjen pasi Marcus Rashford, James Ward-Prowse, Mason Mount dhe Luke Shaw nuk janë raportuar për detyrë ndërkombëtare.

Rashford do të qëndrojë me Manchester United në mënyrë që të përqendrohet në rikthimin e gjendjes së plotë, ndërsa Ward-Prowse do të përjashtohet nga kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës kundër Shqipërisë dhe San Marinos për shkak të sëmundjes.

Ardhja e Mount është vonuar për shkak të operacionit të fundit dentar, ndërsa Shaw aktualisht po ndjek protokollin e tronditjes në klubin e tij.

Mesfushori sulmues ka qenë në formë të shkëlqyer për “Topçinjtë” këtë seozn, dhe tani ka pesë gola dhe dy asistime në tetë ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat.

Smith Rowe ka luajtur për Anglinë U-21 edhe këtë sezon, duke shënuar në fitoren e tyre 1-0 kundër Andorrës, por tani mund të bëjë debutimin e tij për ekipin e lartë kur ata të përballen me Shqipërinë dhe San Marinon.

21-vjeçari bashkohet me Aaron Ramsdale dhe Bukayo Saka në skuadrën e Gareth Southgate. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...