Ylli i Napolit mungon 3 muaj, pas lëndimi të rëndë kundër Interit

PUBLIKUAR

Mungesa tremujore është konfirmuar, çka do të thotë se Victor Osimhen, sulmues i Napolit, do të humbë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës.

Pas operacionit për të rikuperuar frakturat e shumta në kockat e mollëzës së majtë, si pasojë e përplasjes me Skriniar, sulmuesi nigerian ndodhet ende i shtruar në klinikën “Reusch”, në Napoli, ku do të qëndrojë nën vëzhgim edhe për disa ditë.

Profesor Gianpaolo Tartaro, kirurg, tregon se sa delikat ishte operacioni:

“Ai kishte dëme shkatërruese, do ta vlerësojmë dita-ditës. Po punojmë duke parë duke bërë, sepse janë shkatërruar struktura të ndryshme, nga muskujt tek arteriet. Është e gjithë struktura që duhet të kthehet në mënyrën e duhur”.

Në çdo rast, prognoza mbetet 90 ditë jashtë. Prandaj është e sigurt që sulmuesi nigerian nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Afrikës, duke filluar nga janari. Fakti që Osimhen është vetëm 22 vjeç sigurisht që do të ndikojë në kohën e rikuperimit të tij. Në fakt, flitet për mundësinë që brenda një jave të mund të rifillojë punën në palestër dhe të stërvitet në Castel Volturno.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...