Ylli i Manchester Cityt dërgohet në burgun e sigurisë së lartë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, është zhvendosur në njërin prej burgjeve më të rrepta të Britanisë së Madhe, për shkak të druajtjeve rreth sigurisë së tij.

Përfaqësuesi francez, i cili përballet me shtatë akuza për përdhunim, u zhvendos në burgun e sigurisë së lartë në Mançester nga një burg i Liverpulit më 23 dhjetor, raporton Gazeta Express.

Sipas mediave britanike, zhvendosja e tij në një burg të sigurisë më të lartë në Britani të Madhe u bë për shkak të frikës së jeta e tij mund të jetë në rrezik.

“Mendy është zhvendosur sepse rasti i tij është i profilit të lartë. Një rast i tillë shkakton probleme të sigurisë dhe menaxhimin në burg dhe u vendos që burgu i sigurisë më të lartë është më mirë i pajisur për t’u marrë me çështje të tilla të sigurisë”, ka thënë një burim i burgut për mediat britanike.

Mendy, 27-vjeçar, akuzohet se i ka përdhunuar katër gra. Ai po ashtu përballet me akuza për ngacmim seksual ndaj një gruaje tjetër.

Ai u përjashtua nga skuadra e Manchester City menjëherë pasi u ngritën akuzat ndaj tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...