Një lojtar i Manchester United pritet të marrë një rritje të madhe të pagës dhe të barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos, në rast se ‘Djajtë e Kuq’ shpallen kampionë të Ligës së Evropës.
United është momentalisht në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe ka një epërsi prej 3-0 ndaj Athletic Bilbaos nga ndeshja e parë në Spanjë që u zhvillua të enjten.
Në rast se Amorim ia del ta udhëheq klubin drejt finales, ata do të përballen atje me Tottenhamin ose Bodo Glimt.
Dhe në rast se United ia del të shkojë në finale dhe ta fitojë atë, njëri prej lojtarëve të skuadrës do të marrë një rritje marramendëse të pagës.
Daily Star ka raportuar se Casemiro do të marrë një rritje të pagës prej 25 për qind, si rezultat i kualifikimit të Unitedit në Ligën e Kampionëve.
Është raportuar se paga e tij do të bëhej plotë 500 mijë euro në javë, duke e bërë atë njërin nga përfituesit më të mëdhenj në Ligën Premier dhe do të barazonte shumën të cilën e kishte përfituar edhe Ronaldo gjatë periudhës së tij të dytë në klub mes viteve 2021 dhe 2022.
Ish-mesfushori i Real Madridit është lidhur me një largim nga ‘Old Trafford’ këtë verë në disa raste, ani pse paraqitjet e 33-vjeçarit janë përmirësuar dukshëm së fundmi.
Sipas raportit, kjo marrëveshje për pagë ishte arritur kur Casemiro kishte nënshkruar për klubin në vitin 2022, me Unitedin që nuk ishte në Ligën e Kampionëve atë sezon pas një kampanje të vështirë nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick.
Në rast e ndodh rritja e pagës, atëherë kjo do ta vendoste potencialisht të ardhmen e tij, duke marrë parasysh se bashkëpronari Jim Ratcliffe së fundmi ka folur hapur se si ai beson që disa lojtarë paguhen më shumë se sa që duhet nga hierarkia në ‘Old Trafford’./Telegrafi/