Ylli i Bayernit Kimmich pranon ta marrë vaksinën, pasi Covid-19 e preku në mushkëri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, ka thënë se pendohet që nuk është vaksinuar deri tani, pasi po vuan nga një problem në mushkëri si pasojë e Covid-19.

Kimmich doli pozitiv në testin për koronavirus muajin e kaluar dhe nuk do të luajë më futboll këtë vit, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Gjermanisë nuk është rikthyer në stërvitje të plota ende dhe pritet të jetë i gatshëm për pjesën e dytë të sezonit në janar.

Duke treguar pse nuk e kishte marrë vaksinën, Kimmich tha për televizionin gjerman ZDF: “Ishte e vështirë për mua t’i përballoja druajtjet dhe shqetësimet, prandaj isha i pavendosur për kaq gjatë”.

Kimmich tha se tani është mirë por ende nuk i lejohet të ushtrojë me tërë forcat për shkak të një pezmatimi në mushkëri.

Ai e pranoi për ZDF-në se tani e ka ndër mend të vaksinohet.

Kimmich, i cili mund të luajë në mbrojtje dhe në mesfushë, së pari ishte detyruar të ngujohej në fillim të nëntorit, pasi kishte pasur kontakt me persona të prekur nga virusi.

Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë për Bayernin në tri ndeshjet e mbetura në Bundesligë para pushimit dimëror, kundër Mainz, Stuttgart dhe Wolfsburg./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...