Ylli i Arsenalit zbulon një prapaskenë interesante: Erdhën ta transferojnë shokun tim, më morën mua (Foto)

PUBLIKUAR

Mohamed Elneny është bërë një futbollist shumë i rëndësishëm i Arsenalit.

Egjiptiani vite më parë luajti në Basel para se të transferohej në Londër tek ‘Topçinjtë’.

Por transferimi i tij te Arsenali ka qenë i rastësishëm, pasi Elneny nuk ishte fare objektiv i skuadrës angleze.

Skautët e Arsenalit kishin udhëtuar drejt Zvicrës për ta parë nga afër mbrojtësin Fabian Schar, mirëpo pasi panë paraqitjen e Elnenyt, ata vendosën ta transferojnë egjiptianin.

Ka qenë vetë futbollisti i Arsenalit që e ka zbuluar këtë gjë.

“Arsenali ishte duke e vëzhguar shokun tim Fabian Schar dhe të gjithë u gëzuam për të kur morëm veshë”.

“Transferimi i tij në Arsenal ishte shumë afër të ndodhte, por drejtuesit e Arsenalit vendosën të më transferonin mua”.

“Kjo ndodhi pasi kur ata ishin në stadium unë pata paraqitje të mira për Baselin”, ka deklaruar Elneny.

Gjithsesi Schar nuk mbeti në Basel, pasi iu bashkua skuadrës gjermane Hoffenheim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...