Yll Limani lanson projektin “Lshoja Zanin” me pesë këngë të reja

PUBLIKUAR

Yll Limani ka publikuar një album ‘EP’ me këngë, të titulluar “Lshoja Zanin”.

Këngëtari njohur i skenës shqiptare e kishte bërë këtë njoftim para disa ditësh dhe tash më i ka sjellë disa këngë të këtij projekti.

Sipas njoftimit të mëhershëm, ai kishte pohuar se për realizimin e këngëve ishte frymëzuar nga një dashuri në të kaluarën që nuk është e pranishme më.

“Faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikoj. Je ajo që erdhe e ndejte shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë”, kishte shkruar Ylli.

“Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” e “Çka nëse”, janë titujt e këngëve të publikuara në kanalin e tij në YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...