Xhaka sqarohet pas insistimit të Jose Mourinhos, zbulon të ardhmen

PUBLIKUAR

M’Gladbach është objektivi i Granit Xhakës kur t’i përfundojë kontrata me Topçinjtë. Ai dëshiron të rikthehet në Bundesliga dhe përfundimisht, ia ka mbyllur dyert Romës së Mourinhos

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka deklaruar për podcastin “Mit Geredet” dëshirën e tij për t’u pensionuar në Gjermani, në Bundesliga.

Atë e kërkon Jose Mourinho te Roma, ashtu siç e kërkoi edhe gjatë verës, por Xhaka thotë se do të respektojë kontratën me Arsenalin dhe më pas do të dëshironte sërish të luajë në Bundesliga, nga sezoni 2-24/25.

“Kam ende dhe dy vite kontratë me Arsenalin. Kur të mbarojë kontratën do të jem 32 vjeç dhe dëshiroj shumë të rikthehem tek klubi gjerman i M’Gladbach. Nëse Eberl do të jetë i gatshëm të më hapë derën përsëri unë do të jem shumë i lumtur për t’u rikthyer”, ka deklaruar Xhaka.

Me këtë, Xhaka i ka mbyll përfundimisht dyert Mourinhos, që në janar është i detyruar të kërkojë një tjetër mesfushor.

Xhaka nuk po kalon një sezon të mirë. Dëmtimet e kanë penalizuar shumë deri më tani këtë edicion.

Ai ka luajtur vetëm 364 minuta të ndarë në pesë ndeshje dhe s’ka shënuar dhe as nuk ka asistuar këtë sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...