Xavi tregon objektivin kryesor të Barcelonës këtë sezon

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez ka qenë shumë i qartë në lidhje me objektivat e Barcelonës këtë sezon. Trajneri spanjoll thotë se objektivi kryesor është që të përfundojnë në top-4she për t’u kualifikuar në Champions League edicionin e ardhshëm.

Pasi u eliminuan nga gara në fazën e grupeve këtë sezon, katalonasit kanë dy mundësi për t’u rikthyer në garën më prestigjioze evropiane. E para është që të përfundojnë në katër pozitat e para në La Liga dhe e dyta është që ta fitojnë Evropa Ligën.

“Objektivi kryesor është që të jemi në top-4she dhe të fitojmë tituj. Asgjë nuk mund të përjashtohet, jemi shumë larg prapa liderit, por kam besim të madh te skuadra. Rezultatet nuk janë të mira, por kam besim, ndjenjat janë më të mira dhe pozitive. Nesër është një test tjetër i madh”, tha Xavi në konferencën para ndeshjes së nesërme.

Barcelona përballet nesër me Elchen në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Barcelona momentalisht gjendet në vendin e tetë me 24 pikë, pesë më pak se vendi i katërt, vend ky që dërgon në Champions League, kurse gjendet 18 pikë prapa Real Madridit që prin në renditjen tabelare.

Elche duhet të jetë një kundërshtar i lehtë për katalonasit. Ata momentalisht gjenden në vendin e 16-të dhe rrezikojnë të përfundojnë në tri pozitat e fundit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...