Xavi thotë se De Jong, Pedri, Nico e Gavi janë të paprekshëm

PUBLIKUAR

Barcelona vërtet po kalon nëpër një krizë si ekonomike, ashtu edhe të rezultateve në fushë.

Skuadra nuk është më të mirat në botë siç jemi mësuar ta shohim Barcelonën, por Xavi Hernandez po bën të pamundurën për të krijuar një të tillë.

Fati i mirë është se më në fund, pas më shumë se një dekade, La Masia po prodhon talentë.

Ansu Fati ishte i pari që doli në skenë, më pas erdhi Gavi dhe Nico, dy mesfushor fantastik, derisa Barça ka edhe të riun tjetër të talentuar që bleu vitin e kaluar, Pedrin.

Po ashtu, një tjetër mesfushor me të ardhme, Frenkie De Jongun, andaj për Xavin ata janë të paprekshëm, ata janë e ardhmja e klubit.

“Ata nuk janë në shitje. Ne duam t’i forcojmë dhe t’i bëjmë ata të japin më të mirën e tyre”, u shpreh Xavi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...